Qindra persona humbin jetën pas vërshimeve të mëdha në Indi

Prishtinë | 18 Gus 2018 | 13:42 | Nga

Mijëra persona janë në pritje të shpëtimit teksa vërshimet kanë kapluar jugun e Indisë, Kerala, duke lënë të cdekur më shumë se 170 persona brenda një jave.

Kryeministri Narendra Modi u takua të shtunën me zyrtarë të lartë të shtetit, duke premtuar dhjetëra mijëra dollarë për shpëtim.

Qeveria ka ofruar ushtrinë për t’ju dalë në ndihmë derisa një ligjvënës, sipas mediave lokale, kishte bërë thirrje ndaj qeverisë për të dërguar disa helikopterë.

Mq shume se 300 persona kanë mbetur të vdekur që nga qershori, duke përfshirë 170 persona që nga vërsihmet e mëdha në muajin gusht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme