Ka filluar mbledhja e qindra qytetarëve për të dhënë lamtumirën e fundit Haxhi Thaçit në Burojë të Skenderajt, raporton Ekonomia Online.
Edhe pse djali i të ndjerit, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk iu lejuar nga Gjykata Speciale të merrë pjesë në varrim, qindra familjarë dhe të afërm po marrin pjesë në varrim.
Përveç familjarëve, të pranishëm janë edhe politikanë të shquar, këngëtarë dhe shumë figura të njohura për publikun.