Qindra policë dhe protestues janë lënduar në protestën që është mbajtur në Hamburg të Gjermanisë, në pasditen e 6 korrikut, një ditë para fillimit të samitit G20.
Policia është përleshur me demonstruesit kapitalistë afër vendit ku do të mbahet samiti, duke tentuar t’i shpërndajë ata me topa të ujit, dhe sprej, pasi të njëjëtit kishin hedhur shishenë rrugë.
Organizatorët e kanë quajtur protestën, “G20: Mirësevini në ferr”.
Rreth 75 zyrtarë policor janë lënduar gjatë mbrëmjes së 6 korrikut, prej të cilëve, tre kanë kërkuar trajtim spitalor, ka njoftuar policia.
Edhe disa nga protestuesit janë lënduar, pasi disa persona në mesin e tyre shkaktuan kaos në rrrugë, duke gjuajtur me shishe , thyen dritare, dhe ndizën zjarr në disa makina dhe objekte të tjera.
Rreth 13,000 protostues dolën në rrugë më 6 korrik, në mesin e tyre 1,000 ishin anarkistë të veshur me tesha të zeza dhe maska, transmeton REL.
Policia gjermane pati njoftuar më herët se pret 100,000 protestues gjatë periudhës kur mbahet ky samit.
Gjermania ka angazhuar 20,000 policë që të ruajnë sigurinë gjatë kësaj kohe.
Gjatë këtij samiti pritet që liderët botërorë, të diskutojnë çështje të ndryshme, siç janë ndryshimet klimatike, terrorizmi dhe migrimi.