Qindra veta marrin pjesë në varrimin e 16-vjeçarit

Prishtinë | 17 Sht 2017 | 17:27 | Nga

Është varrosur trupi i Aulon Zekës, i vrarë të shtunën, në Prishtinë, me katër plumba.

Qindra qytetarë e kanë përcjell trupin e Aulonit për në vendin ku do t’i pushojë trupi përgjithmonë.

Deri më tash, Policia ka njoftuar se një person po e kërkon për të zbardhur vrasjen e Aulonit, raporton Express.

Policia: Një person në kërkim për rastin e Aulonit

Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë konfirmuar se një person është në kërkim lidhur me rastin e vrasjes së Aulon Zeka. Kanë thënë se i njëjti person mund të ndihmojë në zbardhjen e vrasjes. Nuk kanë dhënë detaje të tjera për shkak të hetimeve.

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, ka thënë se një person është në kërkim lidhur me vrajën e Aulon Zekaj, i vrarë të shtunën në Prishtinë.

Borovci ka thënë se i njëjti person që po kërkohet mund të ndihmojë në ndriçimin e rastit të vrasjes së të riut.

“Policia e ka krijuar një version për hetime. Një person në kërkim prej policisë, i cili në një ose mënyrë tjetër, mund t’i kontribuojë ndriçimit të ngjarjes. Jemi duke punuar në këtë drejtim. Po presim derisa të sqarohet rrethanat”, ka thënë Borovci, për Express, të dielën.

“Jemi duke i zgjeruar hetimet. Kemi një person në kërkim, i cili në një ose në formë tjetër kontribuon zbardhjes së rrethanave të këtij rasti. Për shkak të ndjeshmërisë dhe fazës fillestare të hetimeve nuk mund të japim informacione shtesë”, ka shtuar ai.

Express ka raportuar më herët duke u bazuar në burime se i dyshuari kryesor për vrasjen e Aulon Zeka është një shok i tij i ardhur nga Amerika, me të cilin kishte pasur edhe një herë tjetër probleme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme