QKK thërret të interesuarit të propozojnë filmat për Oscar

Prishtinë | 19 Kor 2018 | 12:31 | Nga

Qendra Kinematografike e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë të interesuarve që të dërgojnë propozime për konsiderim për Çmimin Oscar për kategorinë për film në gjuhë të huaj, që sivjet mund ta përfaqësojë Kosovën, transmeton Koha.net.

Sipas kësaj thirrjeje të drejtën e konkurrimit e kanë të gjithë filmat e metrazhit të gjatë nga Kosova që janë shfaqur apo do të shfaqen për shtatë ditë rresht në kinematë e Kosovës, duke filluar nga data 1 tetor 2017 dhe jo më larg se data 30 shtator 2018, dhe të cilët i plotësojnë kushtet e tjera të vëna nga Academy of Motion Picture Arts and Sciences.

Komisioni përzgjedhës i Kosovës këtë vit kryesohet nga regjisori i shquar Isa Qosja, ndërsa anëtarët tjerë janë aktori dhe producenti Fatmir Spahiu, skenaristja Visare Aliu, aktori e regjisori Edon Rizvanolli, producenti Valon Jakupaj, regjisori Faton Bajraktari dhe aktori e producenti Shkumbin Istrefi

Kushtet e aplikimit i gjeni më poshtë:

Foreign Language Film Award — Rule Thirteen — fq.16:

http://www.oscars.org/sites/oscars/files/91aa_rules.pdf

Propozimet mund të dërgohen përmes postës elektronike: [email protected]

Apo përmes postës:

Qendra Kinematografike e Kosovës

Rruga UÇK Nr. 273

10000 Prishtina

Kosova

Data e fundit për dërgimin e propozimeve është 15 gusht 2018.

Të ngjashme