Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Lipjan, nga sot është pajisur me dy autokombi për bartjen e pacienteve me hemodializë.
Kryetari Imri Ahmeti së bashku me drejtorin e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale, Shkezen Hajdini, kanë dorëzuar çelësat e këtyre dy automjeteve përfaqësuesve të QKMF-së të cilat janë financuar nga buxheti i Komunës së Lipjanit.
Me këtë rast Kryetari Ahmeti, ka theksuar se po angazhohet vazhdimisht për avancimin e shërbimeve shëndetësore më të shpejta dhe profesionale.
“Uroj që këto automjete të përdoren sa më pak, por e rëndësishme është që tani e kemi të siguruar edhe dy autokombi për bartjen e pacientëve me hemodialize me të cilat po përmirësojmë dukshëm kushtet për transportin e këtyre pacientëve deri në qendrën për hemodializë”, ka thënë kryetari Imri Ahmeti.
Drejtori QKMF-së Agim Krasniqi ka falenderuar komunën për blerjen e këtyre dy autokombive, në këtë rast Kryetarin Ahmeti i cili po vazhdon ta ketë prioritet avancimin e shërbimeve shëndetësore.