QKMF në Rahovec merr donacion një autoambulancë

Prishtinë | 28 Mar 2018 | 15:13 | Nga

Qendra Komunale e Mjekësisë Familjare (QKMF), në qytetin e Rahovecit nga sot e tutje do të ketë në dispozicion edhe një autoambulancë të marrë si donacion, nga mërgimtarët Sabit Shehu dhe Eldina Shehu Durguti.

Në ceremoninë e dorëzimit të donacionit nga mërgimtaret të pranishëm ishin Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, Samir Mustafa drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale dhe Jusuf Koronica, drejtor i QKMF-së.

Pas pranimit të çelësave të autoambulancës, Kryetari Latifi i ka falënderuar mërgimtarët për dhënien e donacionit, siç e vlerësoj ai mjaft të rëndësishëm, për personelin që nga sot e tutje mund ta shfrytëzojnë këtë autoambulancë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme