Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Fushë Kosovë njofton qytetarët e kësaj komune se janë fshirë të dhënat e tesimeve për COVID-19.
Në njoftim thuhet se dhënat e tesimeve të ditës së diel më datë 29 gusht për shkaqe teknike nuk janë ruajtur në kompjuter.
Aty thuhet se mungojnë të dhënat e qytetarëve si: Numri personal, numri i telefonit dhe profesioni.
“Për shkaqe teknike, disa nga të dhënat e qytetarëve të cilët me datën 29.08.2021 janë testuar me teste rapide të SARS COV-2 në QMF në Fushë Kosovë, nuk janë ruajtur në kompjuterin që është përdorur për këtë qëllim. Në protokollet e pacientëve i kemi emrat, vitin e lindjes, vendbanimin dhe rezultatet e testeve të gjithë pacientëve te testuar, mirëpo për plotësimin e formularit të raportimit na nevojiten edhe këto të dhëna: Numri personal, Numri i telefonit dhe Profesioni”.
Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie në Fushë Kosovë lut qytetarët që i kanë kryer testimet për COVID-19 në QKMF në Fushë Kosovë të paraqiten tek:
inspektori sanitar z.Blerim Berisha, 044/ 276 – 205, dr. Osman Maxhera, 044/ 312 – 355 , në telefonin kujdestar 038/ 535 – 879 ose edhe drejtpërdrejtë në qendrën ku jeni testuar.
Grumbullimi i këtyre të dhënave është shumë i rëndësishëm. Duke ju lutur për mirëkuptim, paraprakisht ju falënderohem për bashkëpunimin.