Autoambulanca, e cila është donacion nga fondacioni gjerman “Luftbrucke”, i është dorëzuar sot Qendrës së Mjekësisë Familjare në Malishevë.
Vetura është sjellë nga përfaqësuesi i fondacionit, humanisti Rudolf Broer, ndërsa fillimisht ajo dhe çelësat i janë dorëzuar kryetarit të Malishevës, Ragip Begaj, e më pas ky i fundit i ka dorëzuar QKMF-së në Malishevë.
“Malisheva ju ka shumë borxh dhe nuk do t’ju harroj asnjëherë. Ju jeni një humanist i madh dhe Komuna e Malishevës gjithmonë do ju kujtojë të tillë. Ju jemi mirënjohës për të gjitha që keni bërë për komunën tonë”, tha mes tjerash kryetari i kësaj komune, Ragip Begaj, me rastin e pranimit të donacionit”.