QKUK-ja hyn në grevë, kërkojnë rritjen e pagave

Prishtinë | 14 Dhj 2018 | 21:59 | Nga Ekonomia Online

E hëna do të jetë ditë greve për të gjitha klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sindikata e Shëndetësisë ka lajmëruar menaxhmetin e QKUK-së, se të hënën punëtorët do të qëndrojnë  në grevë 24 orëshe, shkaku i mospërmbushjes së kërkesave për rritjen e pagave.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori i QKUK-së, Basri Sejdiu.

“Po, sindikata na ka njoftuar se do të ketë grevë. Do të jetë grevë vetëm 24 orëshe. Arsyet janë mospërmbushja e kërkesave për rritjen e pagave”, ka thënë Sejdiu.

Ai ka treguar se në grevë do të futet e gjithë QKUK-ja, përveç shërbimeve emergjente.

Të ngjashme