Me angazhim dhe përkrahje të Ambasadorit të Kosovës në Hagë, Lirim Grejçevci dhe Konsulit të përgjithshëm Besnik Ramadanaj, sot për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka arritur një donacion në përbërje të së cilit ka aparate dhe maska të oksigjenit, maska mbrojtëse kirurgjikale, shtretër për bartje të pacientëve, rroba mbrojtëse për infermierë, tubacione oksigjeni, dorëza mbrojtëse, kateterë dhe materiale të tjera.
Ky donacion është paraparë për Klinikën Emergjente dhe atë Infektive të QKUK-së, dhuruar nga Ambulance voor Kosovo.
Me rastin e pranimit të këtij donacioni, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ka falenderuar Ambasadën e Kosovës në Hagë dhe donatorët nga Holanda, që në momentet kur më së shumti kemi nevojë për përkrahje, dhuruan këtë donacion për QKUK.
Ai siguroi donatorët që përmes komisioneve profesionale që ka formuar, materialet e pranuar do të dërgohen tek klinikat përkatëse për shfrytëzim për pacientët dhe stafin shëndetësor.