QKUK jep informacionet e para për gjendjen e të plagosurit në Pejë

Prishtinë | 11 Jan 2026 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Një person është plagosur sot në Pejë dhe, për shkak të lëndimeve të marra, është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas QKUK-së, i plagosuri është pranuar në Qendrën Emergjente, ku ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Aktualisht, mjekët po vlerësojnë nëse i plagosuri do t’i nënshtrohet intervenimit kirurgjik”, kanë bërë të ditur nga QKUK-ja për Klankosova.tv.

Informacione të tjera rreth gjendjes shëndetësore të tij pritet të bëhen të ditura më vonë

Të ngjashme