Klinika e Radiologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), përkatësisht Departamenti i Radiologjisë Diagnostike të gjinjve, njofton gjithë opinionin se gjatë gjithë muajit tetor, me rastin e muajit te luftimit kundër kancerit të gjirit, të gjitha femrat mbi moshën 40-vjeçare, të interesuara dhe ato të cilat nuk kanë bërë mamografinë, gjatë këtij muaji mund ta bëjnë këtë falas.
Gratë, po ashtu, mund të bëjnë dhe ekzaminime të tjera shtesë sipas vlerësimit diagnostik nga ana e radiologut, përfshirë ultrazë, Rezonancë Magnetike dhe Biopsi të gjirit.
Orari i punës gjatë këtij muaji do të zgjatet dhe do të punohet nga ora 8:00 deri në 18:00, thuhet në njoftimin e QKUK-së.