Analisti politik Vigan Qorrolli përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se IKShPK-ja dhe coronavirusi po përdoren si mish për top në betejën ndërmjet LDK-së dhe LVV-së.
Ai tutje ka thënë se IKShPK-ja nuk mundet me ndalu mbajtjen e seancës parlamentare.
Postimi i plotë:
IKSHPK dhe madje coronavirusi po perdoren si mish per top ne betejen LDK vs. LVV!
Mbajtja e seances, me se voni te merkuren, eshte çeshtje kushtetuese, jo çeshtje morali.
Sipas logjikes se shendosh nuk mundet IKSHPK me ndalu mbajtjen e nje seance parlamentare dhe me e mbivendos veten ndaj Kushtetutes se Kosoves.
Nese duan ta mbajne qeverine per moral, ta deshtojne mocionin me votim kunder – derisa nje mocion tjeter sipas kushtetutes mund te mbahet vetem pas 90 diteve.
Ketu mund ta zbatojne idene e solidaritetit me qytetare dhe jo te bejne politike ne kohe vdekjesh prej pandemise me te keqe ne 100 vjet e mbrama!