Qosja: Vepra dhe emri i Kiço Blushit mbesin në historinë e kulturës shqiptare

Prishtinë | 09 Shk 2019 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Akademik Rexhep Qosja pas ndarjes nga jeta të gazetarit, shkrimtarit dhe skenaristit të njohur, Kiço Blushi, ka thënë se ai ushtroi ndikim çlirues, përparues, qytetërues, demokratizues në jetën e në krijimtarinë shpirtërore shqiptare.

“Me pikëllim të madh mësova lajmin për ndarjen nga jeta të shkrimtarit, skenaristit, publicistit dhe veprimtarit të shquar kulturor Kiço Blushi. Të gjithë ata që e njohën, të gjithë ata që e takuan, siç pata fatin ta njoh e ta takoj edhe unë, nuk do ta harrojnë kurrë. Me fjalën e tij gjithmonë të ndershme, gjithmonë të qartë e të vendosur, me përkushtimet e tij mendore e ndjenjore ndaj të drejtës e të vërtetës, ai ushtroi ndikim çlirues, përparues, qytetërues, demokratizues në jetën e në krijimtarinë shpirtërore shqiptare. Vepra e tij dhe emri i tij mbesin përgjithmonë në historinë e kulturës së popullit shqiptar. Familjarëve, miqve e dashamirëve të tij të shumtë u shpreh ngushëllimet e mija më të thella”, ka skruar Qosja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme