Qualcomm rinovoi betejën ligjore ndaj Applet duke paditur për vjedhjen e informacioneve konfidenciale me qëllim që të përmirësonte performancën e procesorëve të rivalit Intel.
Sipas Qualcommit, Apple synonte më pas të largohej për tu bërë konsumator i Intelit.
Gjiganti Amerikan i procesorëve akuzoi në gjykatë Applen se ka shkelur marrëveshjen që ka nënshkruar kur është bërë konsumator i Qualcommit.
Nga ana tjetër Apple akuzoi në fillim të 2017-ës Qualcommin për praktika të pandershme licencimi dhe tarifa të larta duke kërkuar në gjykatë 1 miliardë dollarë.
Akuzat e reja të Qualcommit vijnë ndarazi nga padia e nëntorit të vitit të kaluar ku Apple thuhet se kishte shkelur politikat e përdorimit të teknologjisë së Qualcommit.
Kjo marrëveshje thoshte se Qualcommi mund të verifikonte periodikisht nëse mjetet dhe të dhënat që i kishte ofruar Apple po përdoren siç duhet, gjë që nuk kishte ndodhur.
Apple dhe Qualcomm do të dalin përpara gjykatës në prill të 2019-ës.