Quinoa e pasur me proteina dhe fibra, ndihmon edhe në forcimin e flokëve

Prishtinë | 21 Mar 2023 | 07:40 | Nga Ekonomia Online

Quinoa është një bimë që më së shumti përdoret për farat e saj.

Ajo përmban proteina dhe fibra dhe kjo e bën që të jetë një super ushqim sa i përket përfitimeve shëndetësore.

Përdoruesit e ushqimit të shëndetshëm janë të fiksuar në shtimin e farave të kësaj bime në sallata dhe përdorimin si një zëvendësues të orizit.

Përmbajtja e lartë e proteinave mbron dhe ushqen gjëndrat e flokëve e gjithashtu shërben edhe si një losion për flokë.

Ky ushqim hidraton kokën dhe e mban atë të kondicionuar mirë. Po ashtu formon një shtresë të padukshme mbi flokët për t’i mbrojtur ato nga kushtet e mjedisit si ndotja dhe pluhuri.

Të ngjashme