Qumështarët bëjnë kallëzim penal ndaj AUV-së

Prishtinë | 26 Jan 2017 | 13:54 | Nga

Kryetari i Shoqatës së Qumështoreve të Kosovës, Ramadan Memaj, ka njoftuar se kanë dërguar në prokurori një kallëzim penal kundër Agjencisë së Ushqimit dhe disa kompanive vendore që përdorin produkte me yndyrë bimore, duke u deklaruar si produkte të qumështit.

Ai në një konferencë për media ka thënë se në bazë të informacioneve që kanë grumbulluar nga viti 2014 deri tash, kanë vërejtur mashtrim të konsumatorëve, ku vaji i palmës shitet për produktet e qumështit.

“Kemi një vërshim të produkteve me yndyra bimore, të cilat janë importuar në Kosovë. Ne kemi arritur të sigurojmë një material (analizë) që disa produkte vendore po deklarohen si produkte të qumështit por kanë përmbajtje të yndyrave bimore”, tha ai.

Ai tha se kanë dërguar një kallëzim penal në prokurori kundër Agjencisë së ushqimit dhe disa kompanive vendore që përdorin produkte me yndyrë bimore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme