Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Anton Quni, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se kishte ftuar Vjosa Osmanin që t’i kthehet familjes së LDK-së.
Quni ka thënë se këtë bisedë e ka pasur me Osmanin para zgjedhjeve, ku Osmani është ftuar të bëhet pjesë e LDK-së, përsëri.
“Unë e kam pasë një bisedë me zonjën Osmani. Nëse mendon se ekziston ende ndonjë shpresë që ti t’jesh pjesë e familjes së LDK-së, të lutem mjafton një “Po”. Biseda me të ishte para zgjedhjeve. Unë do të jem shumë i zëshëm që t’i tejkalojmë të gjitha problemet që ekzistojnë dhe të vazhdojmë punën brenda LDK’së”, është shprehur Quni.
Ndër të tjera Quni tregoi ekskluzivisht se është kandidat për kryetar të LDK’së në Kuvendin e radhës që do ta mbajë partia.
“Jam i vetmi që jam deklaruar që nga momenti kur Isa Mustafa është larguar nga përgjegjësitë, të gjithë anëtarët e Kryesisë që në Kuvendin e radhës unë do të jem kandidat për kryetar të LDK-së”, shtoi Quni.