Qytetar i quajti “hajna” veteranët e UÇK-së, Çitaku: Këtë diskurs e ndërtoi LVV-ja, e dhimbshme deri në palcë

Prishtinë | 23 Jan 2023 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pasi një qytetar e pengoi protestën e sotme të fëmijëve të dëshmorëve kundër deklaratave të kryeministrit Albin Kurti.

Qytetari i quajti “hajna” anëtarët e kryesisë së OVL-së së UÇK-së dhe Çitaku thotë se këtë diskurt e ka ndërtuar Lëvizja Vetëvendosje.

“Kontekstin dhe diskursin publik në të cilin me një lehtësi të padurueshme i thuhet tjetrit “hajn” e “tradhtar” e ka ndërtuar LVV”, shkroi Çitaku.

“E dhimbshme deri në palcë pamja e sotme e një burri në moshë të rritur (i cili tregonte për veten e tij se vërtetë është “hajn”) u drejtohej veteranëve të UÇK-së si “hajna”, gjersa e hyjnizonte Albin Kurtin. Edhe turpi ka emër”, shtoi ajo.

Të ngjashme