Qytetarët e jugut s’presin shumë nga zgjedhjet në veri: Asnjë Qeveri s’bëri sa duhet për Mitrovicën

Mitrovicë e jugut | 23 Pri 2023 | 17:30 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qytetarët e pjesës jugore të Mitrovicës nuk presin shumë nga zgjedhjet në anën veriore të kësaj komune. Mos dalja e serbëve në zgjedhje, sipas tyre po ndodh për shkak të presionit nga shteti i Serbisë.

Rrahman Hajdini, i tha Ekonomia Online, se nuk pret asgjë nga këto zgjedhje, pasi sipas tij, punët i kanë në dorë ndërkombëtaret.

“Të themi të drejtën unë nuk pres as gjë të madhe. Këto janë punë të ndërkombëtarëve. Ata qysh do e kanë nis edhe e kryejnë. Ne vetëm rrahim shuplakë”, tha ai.

Kastriot Fejzullahu, tha se serbet nuk kanë dal që të votojnë për shkak të presionit nga Beogradi. Ai shton se të gjitha qeveritë kanë bërë shumë pak për komunën e Mitrovicës.

“Ma merr menja që kanë presion nga Beogradi, është mirë me dal në zgjedhje, por edhe që nuk dalin fitojnë shqiptarët edhe ma mirë”.

“Duhet të ketë më shumë bashkëpunim. Shumë pak kanë bërë, duhet pak më shumë që të ndihen qytetarët më të lirë për të dal andej edhe të kenë qarkullim të lirë, si për ata këndej edhe për ne andej”, tha ai.

Shefki Imeri, tha se shpreson që procesi zgjedhor të vazhdojnë jetë i qetë dhe pa probleme.

“Besoj që zgjedhjet duhet të jetë të qeta normale. Se a dalin a jo ata në zgjedhje është arsye e tyre. Qytetarët duhet të vetëdijesohen që të mbahen zgjedhjet si duhet. Ata nuk duhet që të jenë të manipuluar nga grupet tjera”.

“Duhet t’i zgjedhin institucionet e tyre. Ata të cilët janë të manipuluar dhe dëshirojnë të jenë indiferent ndaj institucioneve te shtetit i kanë të drejtat e veta. Kjo është vazhdimësi e njëjtë, por shpresoj që do të ketë diçka një bashkëpunim më të mirë, do të jenë udhë lidhje por jo urë ndarës”, tha ai.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme