Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Ambientit në Klinë ka protestuar kundër ndërtimit të fabrikës së çimentos në fshatin Dollc të Klinës, raporton Ekonomia Online. Sipas organizatorëve banorët e Klinës dhe fshatrave përreth nga fillimi kanë kundërshtuar ashpër idenë për ndërtim të kësaj fabrike për faktin se ky ndërtim do të shkatërronte ambientin, burimet e ujit, florën dhe faunën.
Veton Rraci, kryetar i këshillit organizativ të protestës, tha se ndonëse kryetar i komunës u ka premtuar se fabrika nuk do të ndërtohet, pas shpinës së tyre ka marr vendim për dhënien e lejes. Rraci pohon se komentet e banorëve në dëgjime publike janë falsifikuar dhe si të tilla janë përdorur për t’u pajisur me dokumentacion.
Ai bëri të ditur se ka takuar dhe ka marr mbështetjen e Gazmend Muhaxheri, kryetar i Komunës se Pejës dhe Ekrem Kastrati, kryetari i Komunës së Malishevës si dhe është në pritje të takimit me kryetaret e Komunave të Gjakovës, Istogut dhe Skenderajt.
Madje tha se janë shprehur të shqetësuar se ndotja mund të arrijë edhe në komunat e tyre.
“Të dashur nëna e baballarë, motra e vëllezër, vendtakimi ynë sot është në mesin e dy shesheve, atë te Muje Krasniqit dhe Ndue Perlleshit. Kjo është një simbolike që sikur këta dy burra i bëjnë roje Klinës tonë nga të dy anët. Të dy këta burra të mëdhenj luftuan deri në flijim, qe ne sot të jetojmë të lire e të gëzojmë jetën në trojet stërgjyshore. Veprën dhe kontributin e tyre do ta nderojmë sa ti thuhet bukës-buke e ujit-uji, e nderimi më i madh ndaj tyre është TË JETOJME NË VENDIN TONË. Nëse dje ishte patriotizëm të luftohet për çlirimin e vendit tone, sot me të drejte themi se patriotizëm është ta ruajmë vendin tonë nga ndotja dhe ta ruajmë shëndetin e prindërve dhe fëmijëve tonë”.
“Dy fjalë rreth udhëheqësisë se Klinës (me dëshirë nuk do i thoja por mora shkak nga përpjekja e tyre për ta penguar këtë proteste). Është e rëndë të mendohet dhe shumë më e rende të ua them se sot, në vitin 2023, 24 vite pas çlirimit të Kosovës të tentohet të bllokohet fjala e lire dhe e drejta për protestë. Paria e komunës se Klinës përveç dëmeve të larta e mundimeve të mëdha që ia shkaktoj banoreve të saj, sot tentoj ta pengoj edhe këtë proteste paqësore për të kundërshtuar armikun më të madh të pasluftës, atë të shkatërrimit të ambientit pra fabrikën e çimentos. Siç po e shihni sot jam në një skene të improvizuar në një kamionete, skene kjo e cila u realizua në momentet e fundit ngase skena e cila ishte planifikuar të vendosej nuk u lejua nga organet komunale të kësaj qeverisje jodemokratike. Kryetari me shumë bindje në takimet me ne, na thoshte se deri sa të ketë banor kundër ndërtimit të fabrikës së çimentos nuk do të lejoj që kjo fabrike të ndërtohet, lërë që nuk dëgjoj kundërshtimet tona por për me keq ai u bë mesiti që kjo fabrike të ndërtohej në komunën tone. Dhe sot qytetari i Klinës e ka kuptuar këtë hile që iu është bere andaj sot jemi këtu që ta ngrisim zërin tone kundër hiles së pushtit lokal dhe hileve të mëdha të shtetit karshi banorëve klinas”.
“Po bëhen 4 vite që jemi në një beteje të pabarabarte, një beteje e cila është kundër të gjithëve por është e banoreve, e banoret janë më të rëndësishëm se sa te gjithë të tjerët. Ne nuk shkuam të ndërtojmë shtëpitë tona tek fabrika e çimentos por fabrika e çimentos po do të ndërtohet tek shtëpitë tona, e meqenëse është kështu ne do të jetojmë në shtëpitë tone kurse fabrika e çimentos nuk do të ndërtohet, kjo është mënyra me e butë për ta shprehur kundërshtimin tone kundër kësaj të keqe qe po e kërcënon Klinën me rrethine. Në këto 4 vite, kemi trokitur në çdo dere dhe kemi lëvizur çdo gurë që ideja për ndërtimin e fabrikës së çimentos në Kline të mos jetësohet”.
“Janë mundur të mos na njoftojnë për dëgjimet publike, here duke i organizuar në fshatra perifkerike të Klinës e here duke mos i publikuar njoftimet për dëgjime publike, krejt kjo që ne të mos kemi mundësinë të kundërshtojmë këtë fabrike, por ne jemi treguar vigjilent dhe kemi prezantuar në këto dëgjime publike dhe kemi shprehur kundërshtimet tonë. E kur e panë se nuk mund të ikin nga ne, atëherë provuan të falsifikojnë këto dëgjime publike, me këto falsifikime arritën të pajisen me dokumentacion duke shtrembëruar vullnetin e banoreve, por as kjo nuk ju eci sepse ne i diftuam këto shkelje dhe i kundërshtuam qofte përmes ankesave dhe denoncimeve në organet përkatëse qofte përmes ngritjes së zërit në protesta”.
“Si rezultat i këtyre protestave, vitin që lam pas u nxjerr vendimi për pezullim të të gjitha lejeve deri në përfundimin e procesit gjyqësor në mes të MPL dhe Komunës se Klinës. Sot edhe pse është në fuqi ky vendim për pezullim të lejeve banoret ende nuk janë të qete sepse pezullimi nuk na mjafton, ne duam që kjo re e zeze që dita ditës kërcënon Klinën tonë të bukur, të hiqet një here e përgjithmonë. Zëri ynë ka jehuar fuqishëm në çdo cep të Kosovës dhe përtej Kosovës, ne kemi ndërtuar alet në betejën tone, andaj me mburrje them se tani në mbështetje të kauzës tonë janë mbi 10 organizata të shoqërisë civile nga të gjitha anët e Kosovës të cilat se bashku me anëtarësinë e tyre janë prezent në këtë proteste, kemi takuar dhe kemi marr mbështetje nga Kryetaret e Komunave përreth Klinës, siç janë Kryetari i Komunës së Pejës, Istogut dhe Malishevës, kemi mbështetjen e mediave të pavarura dhe mbështetjen e fuqishme të dashamireve të ambientit edhe jashtë kufijve të Kosovës”.
“Të jetosh në Klinë do të thotë të ndjesh ‘kërthizën’ e Kosovës, si një vend me pozicion gjeografik ku bashkohen lumenj e krahina, kultura, zakone e tradita, Klina është në një nyje qe vjen e rritet si një qytet i jetës. Klina në rrjedhën e saj zhvillimore ka hasur në problematika e sfida të kohës, por ia ka dal të rezistoj, pavarësisht sfidave të botës njerëzore e natyrore, Klina ka vazhduar të bëhet nga puna dhe shpresa! Sot Klina e ka përball vetës një problematikë shumë serioze: Ndërtimi i Fabrikës së Çimentos, qe po i sillet përmbi si ‘re e zezë’, por kjo ‘ide çnjetësore’”.
Zeqir Veseli, profesor në UP, me prejardhje nga kjo komunë në pamundësi që të ishte i pranishëm, fjalimin e tij e ka lexuar një nga organizatoret.
“Ka mundësi të punohet e të mos dëmtohet ambienti. Ka plane në letër nga institucione ndërkombëtare dhe diaspora jonë mund te marrë plane e t’i investoj në Klinë. Klina mund të shndërrohet në një prej pikave kryesore të atraksionit në Kosovë”, kjo ishte një pjesë nga fjalimi i profesorit Veseli.
Egzona Shala nga shoqëria civile pyeti se pse duhet ta ndotim ajrin me qëllim dhe se ata nuk po kërkojnë më shumë se jetë normale.
Kjo protestë u mbështetet edhe nga 10 organizata të shoqërisë civile: EcoZ, Let’s Do It Kosova, Let’s Do It Peja. Syri i Vizionit, Qytetarët Aktivë, Zana, ECOTHINK, DYVÓ, Organizata për mbrojtjen e mjedisit – Gjethi dhe Termokiss.