Qytetarët e konsiderojnë Specialen politike: UÇK-ja s’ka qenë organizatë terroriste

Prishtinë | 05 Nën 2020 | 14:40 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Konfirmimi i aktakuzave nga Specialja për krerët më të lartë të shtetit nga qytetarët po konsiderohet si veprim politik, raporton Ekonomia Online.

Madje po konsiderojnë se pastërtia e luftës së UÇK-së është dëshmuar tashmë.  Hilmi Ibishi, thotë se konfirmimi i aktakuzës për Hashim Thaçin dhe Kadri Veseli është veprim i ulët juridik.

Ai po e konsideron të ngutshme dorëheqjen e Thaçit në këtë kohë.

“Konfirmimi i aktakuzës për Thaçin dhe Veselin është shumë e nivelit të ulët në aspektin juridik, për shkak se Thaçi dhe Veseli nuk kanë qenë në Serbi me luftuar, por ne e kemi mbrojtur vendin tonë”.

“Sa i përket dorëheqjes së presidentit, ai nuk është dashtë sot me dhanë dorëheqje, për është dashtë me dhanë para se të shkonte në Gjykatë për intervistë”.

Kurse Vesel Veseli thotë se UÇK-ja nuk ka qenë organizatë terroriste.

“Kjo gjykatë nuk është reale, sepse gjykon vetëm njerëzit e UÇK-së, a kriminelët kryesor të Serbisë, janë ende në krye të shtetit, mirëpo besoj në pastërtinë dhe luftën e pastër të UCK-së që s’ka qenë terroriste”.

Përderisa Hamit Dushi, thotë se Specialja është gjykatë politike që merret vetëm me pretendimet e senatorit zviceran, Dick Marty.

“Sa i përket gjykatës kjo është një Gjykatë politike, të cilën Serbia me Dick Martyn e ka formuar, dhe të gjitha janë të padrejta sepse me u dënuar pse e ke mbrojt vendin tanë vetëm te e shohim këtë”.

Të ngjashme