Shoferët mirëpresin gjobat e reja në trafik, shpresojnë në parandalimin e aksidenteve

Prishtinë | 10 Jan 2018 | 12:37 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nga 1 janari ka hyrë në fuqi Ligji i ri për Kundërvajtje në Trafik. Për shkelësit e këtij ligji janë paraparë gjoba deri në 900 euro.

Gjoba me ligjin e ri parashihen për këmbësorët që nuk e respektojnë semaforin nga 20 euro nga policia rrugore.

Policia ka nisur implementimin e këtij ligji, andaj iu ka bërë apel  pjesëmarrësve në trafik që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë shenjat e komunikacionit.

Qytetarët e intervistuar nga Ekonomia Online kanë thonë se ky vendim është i duhur sepse do t’i vetëdijësoj  shoferët që të jenë më të kujdesshëm në mënyrën që të zvogëlohen aksidenteve.

Nasim Bërbatovci tha se aplikimi i këtyre gjobave është i duhur ndonëse pak i vonuar.

“Mendoj që Ministria e Punëve të Brendshme përkatësisht organet kompetente janë vonuar me aplikimin e këtyre masave për arsye se ligji veç është në fuqi prej 2016. Edhe përkundër asaj që ligji është në fuqi, edhe shoferët nuk ju kanë përmbajtur rregullave të komunikacionit, por edhe policia e trafikut nuk i ka zbatuar sa duhet”.

“Aplikimi i këtyre gjobave drejtpërdrejt nga policia është shumë i qëlluar edhe shpresoj që në të ardhmen do të zvogëlohet numri i aksidenteve në komunikacion. Shpresojmë që do të ketë efekt pozitiv, sepse aplikimi i një gjobe prej 500 euro do ta vetdiesoj një shofer, i cili nëse e paguan njëherë do të kujdeset  të mos bëjë më asi gabime”, tha ai.

Ndërkaq, Shaqir Mecinaj, tha se përmes këtyre gjobave do të rritet vetëdija e pjesëmarrësve në komunikacion.

“Besoj që këto sanksione kaq të ashpra janë pak të rënduara për qytetarët mirëpo tu e pas parasysh edhe rreziqet që po ndodhin edhe fatkeqësitë me fatalitet ndoshta e ka edhe arsyeshmërinë e vet, me qëllim që të vetëdijesohen vozitësit që me të vërtetë duhet me ju përmbajt rregullave të komunikacionit.”, tha  ai.

Sipas Ismajl Gjata gjoba duhet të aplikohen nga policia e komunikacionit, por edhe vendimet të ekzekutohen nga gjykatat.

“Për me ndikuar, unë nuk e di sa ndikojnë në trafik se këtu njerëzimi  përndryshe popullata në Kosovë dihet çfarë kulture kanë në trafik. Për mendimin tim sa do të bëhet mirë me këto gjoba nuk e di veç gjobat janë të mirëseardhura. Rritja e gjobave është vendim i përpiktë nëqoftëse ju përmbahen së pari prej policëve të komunikacionit, gjykatave etj”, tha ai.

Rabije Hyseni, tha për Ekonomia Online se rritja e gjobave është në favor të qytetarëve.

“Jam e informuar, mirë është ajo, është në favorin tonë, për udhëtarët, për ne shoferët, shumë mirë është. Janë gjoba të larta, por ata le të mendojnë mirë për vetën. Jam për këto gjoba, janë të mirëseardhura, të kemi kujdes edhe ne shoferët edhe kalimtarët”, tha ajo.

Ndryshe nga qytetarët e tjerë, Muhamet Bajgora, tha se duhet të kontrollojë Auto-shkollat të cilat i pajisin qytetarët me patentë shoferë, në mënyrë që të parandalohen rreziqet.

“Lidhje me gjoba për shembull më mirë është Ministria e Transportit me shkuar në auto-shkolla me i kontrolluar, sepse nuk e di qe kjo rritje e gjobave mundet mi bë ma shoferë edhe mi ndalu këto ngjarje çka po ndodhin”, tha ai.

Ndërkaq, Florim Bajraktari, tha se rrogat janë të vogla për të pasur dënime kaq të mëdha.

“Unë mendoj që është pak si shumë për shtet sepse rrogat janë akoma të vogla, por si dënim për mirëkuptim të sinjaleve nuk është edhe keq”, tha ai.

Të ngjashme