Pasaporta e Kosovës renditet si e 85-ta në klasifikimin e pasaportave më të “fuqishme” sipas “Ranglistës së pasaportave botërore” , sipas një artikulli të publikuar kohëve të fundit në Forumin Botëror Ekonomik të Internetit.
Kosova renditet në të njëjtin nivel me Korenë e Veriut, duke marrë parasysh se qytetarët e të dy vendeve mund të udhëtojnë në 41 vende pa viza, thuhet në mediumin ndërkombëtar “Global News Network”.
Kosova renditet poshtë shumë shteteve afrikane të tilla si Nigeria, Kongo, Liberia dhe Burundi.
Ndërsa vendet e rajonit janë renditur si më poshtë: Shqipëria (94 vende pa viza), Serbia (112), Kroacia (143), Maqedonia (107), Mali i Zi (103), dhe Bosnje dhe Hercegovina (98).
Në krye të listës janë Gjermania dhe Suedia, qytetarët e të cilit mund t’i vizitojnë 158 vende, pa pasur nevojë për të aplikuar për vizë.
Britania e Madhe renditet në vendin e dyte së bashku me Francën, Spanjën, Zvicrën dhe Finlandën.