Përfituesit e skemës sociale në Republikën e Kosovës nga sot do të kenë mundësi të tërheqin mjetet e tyre për dy muaj, në bazë të vendimit të marrë nga kryeministi Albin Kurti, i cili ka deklaruar se mjetet e muajit të dytë do tu falen personave që jetojnë me asistencë sociale.
Në radhë për të marrë këto mjete, mëngjesin e së martës janë parë edhe qytetarët e Pejës.
Sipas fotografive të siguruara nga Telegrafi shihet se qytetarët po i respektojnë rekomandimet e Instituti Kombëtar të Shëndestësisë Publike, duke mbajtur distancën prej 2 metrash mes njëri-tjetrit.