Qytetarët ferizajas tashmë kanë mundësinë të lajmërohen në numrin 194, për të gjitha rastet që dyshojnë se janë të prekur me virusin COVID-19 apo i njohur si Coronavirus. Kjo pasiqë me kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj vuri në dispozicion këtë numër emergjent për të reaguar menjëherë në rastet […]
Qytetarët ferizajas tashmë kanë mundësinë të lajmërohen në numrin 194, në rast se dyshohet për të prekur me Coronavirus

Qytetarët ferizajas tashmë kanë mundësinë të lajmërohen në numrin 194, për të gjitha rastet që dyshojnë se janë të prekur me virusin COVID-19 apo i njohur si Coronavirus. Kjo pasiqë me kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj vuri në dispozicion këtë numër emergjent për të reaguar menjëherë në rastet e dyshuara me COVID-19.
Njëkohësisht, ekipet profesionale te mjekëve vazhdimisht po ofrojnë shërbime shëndetësore për qytetarët e nga ku doli konstatimi i bazuar nga raportet e punës se Ferizaj ende nuk ka asnjë rast të konfirmuar me virusin COVID-19. Këtë konstatim shprehu koordinatori lokal për këtë çështje, njëkohësisht drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi.
Apeli për të qëndruar në shtëpi, për të shmangur daljet e panevojshme është mëse i domosdoshëm për ta tejkaluar më lehtë këtë situatë.
Kujdes PO, panik JO!












