Qytetarët kundër zgjedhjeve të reja, preferojnë Osmanin presidente edhe për një mandat

Prishtinë | 04 Mar 2026 | 13:27 | Nga Artiona Çitaku

Disa emra të ri për president e deri te opsioni për zgjedhje të reja, por asnjëri opsion nuk po vlerësohet nga qytetarët, pasi që disa nga në një prononcim për Ekonomia Online janë shprehur kundër mundësisë për zgjedhje të reja.

Por ata preferojnë që Vjosa Osmani të jetë në krye të presidencës edhe për një mandat.

Muharrem Tërnava tha për Ekonomia Online po vlerëson se Osmani është e pazëvendësueshme.

“Më mirë Vjosa me kanë kryetare edhe kërkush se zëvendëson atë, krejt këta janë kërkushi për të. Shumë me vend, deri më tash skena pas president më të mirë”, u shpreh Tërnava për EO.


I lodhur nga zgjedhjet pasi që në vitin që lamë pasë Kosova u përballë me dy palë zgjedhje parlamentare, dhe me ato lokale dhe balotazh.

“Patjetër prapë presidente, çfarë zgjedhjeve more janë lodh populli zgjedhje, ajo është katastrofë me shku në zgjedhje. Vjosën në maksimum edhe jo une po po shihet që shumica e popullit patjetër. atë bota po e vlerëson shembullore, patjetër”, tha Salih Sejdaj.

Edhe qytetarja Faza Gashi është pro Vjosa Osmanit.

“Mas miri me u zgjedhë Presidente Vjosa, e mirë është, anën ja ka, e zoja është”, tha Gashi për EO.

Të ngjashme