Pas rënies së numri të rasteve të të infektimeve me Coronavirus Qeveria ka marrë vendim për lehtësimin e masave, ku përfshihet edhe moskufizimi i lëvizjes, zgjatja e orarit në gastronomi dhe shumë masa të tjera, raporton Ekonomia Online.
Qytetarët po e konsiderojnë vendim të drejtë lehtësimin e masave nga anë e Qeverisë së Kosovës.
Xhafir Berisha shprehet i gëzuar më rënien e numrit të të infektuarave, duke e parë si vendim të drejtë lehtësimin e masave nga Qeveria.
Tutje, ai tha se rënia e temperaturës është një paralajmërim i frikshëm. Mirëpo sipas tij, duhet pasur parasysh masa të shtuara duke e ditur rrezikshmërinë e lartë që kjo pandemi mund të shkaktojë nga grumbullimi i njerëzve.
“Këtë e kanë bërë në bazë ta parashikimeve sepse numri i të infektuarve ka rënë sepse qytetarët po u përmbahen masave të parapara më herët dhe i gëzohem faktit që ka rënie të infektuarve dhe mendoj se është vendim deri diku i drejtë nga Qeveria”.
“Shkurtimi i orarit të punës në gastronomi ka ndikuar negativisht meqenëse kanë objekte me qira dhe ka ndikuar tani në shtyrjen e orarit për një orë pozitivisht sepse papunësia është shumë e madhe. Me siguri tash do të ndikojë edhe rënia e temperaturës është një paralajmërim mos ta quaj të frikshëm mirëpo duhet të kemi masa të shtuara duke e ditur rrezikshmërinë e lartë që kjo pandemi shkakton në grumbullimin e njerëzve”.
Ndërsa, Muharrem Gërxhali mendon se ky lehtësim është dashur të ndodhë edhe më herët, raporton EO.
“Lehtësimi i masave është dashur të ndodhë edhe më herët dhe mendoj se është vendim i drejtë dhe nuk mendoj se do të ketë më shumë të infektuar sepse ngarkesa ka qenë shumë e madhe nëpër restorante dhe nuk ka pasur mbrojtje të duhur”.
E Magbule Islami thotë se lirimi i masave do të ndikojnë në gjendjen për rininë, të papunët dhe fëmijët, mirëpo ajo kërkon kujdes të shtuar.
“I përshëndesim masat sepse ka nevojë që të lirohen sado pak nga kjo situatë e rëndë psikike, sidomos rinia, të papunët, fëmijët nëpër shkolla”.
“Të rinjtë kanë nevojë të argëtohen dhe të dalin në kafe për një orë më shumë mendoj se është vendim i drejtë. Mirëpo krejt varet nga kujdesi i njerëzve edhe ashtu nga jashtë po na vijnë në shtëpi viruset, por kujdesi duhet të jetë më i madh”.
Qeveria ka marrë vendim që të lehtësojë disa prej masave anti-COVID-19. Ekzekutivi me vendimin e mbrëmshëm ka hequr kufizimin e lirisë së lëvizjes.
Prej mbrëmë qeveria ka shfuqizuar vendimin e më hershëm ku qytetarët nuk lejoheshin të qarkullonin pas orës 22:30 deri në orën 05:00, të mëngjesit. Ndër vendimet e tjera të marra është zgjatja e orarit të gastronomive për një orë.
Njëkohësisht, të gjithë qytetarët e huaj që hyjnë në Republikën e Kosovës dhe që vijnë nga vendet me rrezik të lartë duhet të kenë testin PCR, me përjashtime.
Sipas Qeverisë, institucionet shëndetësore obligohen t’i rikthejnë shërbimet shëndetësore në përputhje me masat për mbrojtje nga COVID-19.