Sot rreth orës 09:40, inspektorët komunalë kanë marrë informacion nga Policia e Kosovës se një subjekt afarist në Drenas, ka tregtuar miellin me çmim abuziv, larg çmimit real krahasuar me atë të tregut. Këtë rast, e ka raportuar një qytetar i njohur për policinë i cili në kushtet anonimiteti deklaron se është furnizuar me miell, 400 për qind me shtrenjtë se çmimi i tregut të zakonshëm të 25 kg.
Inspektorët, se bashku me Policinë, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë inspektuar biznesin në fjalë. Pronari i biznesit fillimisht deklaron që nuk ka sasi të miellit në depo, mirëpo pas një kontrolle, në një furgon me targa KS, janë gjetur 575 kg.
Rasti është nën hetim nga inspektorët dhe policia ku sipas dëshmive të ofruara do të zhvillohen procedurat ligjore.
Ftojmë të gjithë qytetarët, që hasin në rastet e tilla, të raportojnë inspektorët komunalë, Administratën Tatimore të Kosovës dhe Policinë e Kosovës në numrin 0800 80 800.