Qytetarët në Dumnicë të Poshtme e përkrahin Gazmend Islamin për deputet
Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Gazmend Islami, ka marrë përkrahje nga banorët e fshatit Dumnicë e Poshtme.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Islami ka shkruar se banorët i kanë thënë po ndryshimit të madh me VV-në.
“Banorët e fshatit Dumnicë e Poshtme i thanë PO të madhe ndryshimit me Lëvizjen Vetëvendosje, ku vendosën që në natën e 6 tetorit të festojmë së bashku fitoren e madhe. Qindra njerëz u mblodhën në këtë fshat, për ta treguar mbështetjen e fuqishme të Lëvizjes Vetëvendosje, ku së bashku me kandidatët tjerë: Saranda Bogujevcin, Ajet Poteren, Sabri Kiçmarin, Fatmir Humollin, Fitim Hazirin dhe Sali Zyben, shpalosëm programin e Vetëvendosjes”, ka shkruar Islami.