Qytetarët në dyshim për mbajtjen e zgjedhjeve në pandemi, s’presin ndryshime

Prishtinë | 24 Dhj 2020 | 11:00 | Nga Erdonita Hebibi

Pas vendimit nga Gjykata Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë së Avdullah Hoti, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Këtë vendim tashmë e kanë pritur dhe pranuar të gjitha partitë politike, të cilat edhe kanë zhvilluar takime me ushtruesen në detyrë të presidentes Vjosa Osmani, për t’u dakorduar për datën e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve.

Në anën tjetër disa prej qytetarëve mendojnë që vendi duhet të shkohet në zgjedhje, por nuk e shohin të përshtatshme në këtë periudhë mbajtjen e zgjedhjeve për shkak të pandemisë.

Valon Selimi mendon që vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Sipas tij, dhe duhet të provohet një Qeveri tjetër.

“Unë mendoj që këta tjerët krejt i kemi provuar që 20 vjet, pse mos me provuar edhe këtë Qeverinë e Vetëvendosjes”.

Bahrije Ispahiju thotë se nuk ka qenë koha e duhur të mbahen zgjedhjet si pasojë e pandemisë.

“Tash kjo pandemia që është, por prapë më mirë”.

Sufije Rashica tha se nuk pret ndryshime pas zgjedhjeve, raporton EO.

“Jo si gjithë na mbytën nëpër zgjedhje tu hi, vetëm për karrige dhe për veten”.

Të ngjashme