Qeveria e shpresës këtë matje po u prezenton qytetarëve si model “Model i rritjes së çmimeve”. Për tri vite, tri herë rritje. Sot qytetarët e Republikës paguajnë dyfishinë e asaj që kanë paguar më përpara.
T’iu kthehemi shifrave, në fillimet e vitit 2022 për të gjitha ekonomitë familjare që shpenzonin 800 KW, janë rritur 104% tarifa e ulët e 85% tarifa e lartë, e të vitit paraprak 2023 janë rritur për 15% për të gjithë pa dallim, për familjet e madje edhe për bizneset.
Në 2024 presim befasitë nga ta, natyrisht për sulm ndaj xhepave të qytetarëve. E sot kjo nuk është temë, kemi ngjarjen më të lavdishme deri më tani nga ta, mburrjen me ‘ELEKTROSEVERIN’ kompani në pronësi të shtetit të Serbisë, për mbledhjen e faturave në veri.
Deri dje e kundërshtuan e sot e shkruajnë si veprën më historike deri më sot, natyrisht vetëm për ta. Ndër të tjera, nuk na treguan për veprën se si po ndahet pushteti për shokët ambasador, 1.4 milionë të tërhequra në Bankë të Prishtinës, të transferuara nga kompania energjetike “GEN – I, me seli në Beograd; çfarë krimi mund të ketë më shumë se kaq. Në këtë kohë krize, e kësaj krize të shkaktuar e drejtuar nga ju, të ulur në komoditetin e pushtetarëve a po e kuptoni që keni ngulfatur këtë vend.
Do të vazhdojmë të kërkojmë llogaridhënie për çdo shkelje e mashtrim tuajin, e shkarkim për secilin keqpërdorues të këtij vendi. KREJT DHE DREJT!