Qytetarët presin me orë për një shërbim në Komunë të Prishtinës

Prishtinë | 30 Qer 2020 | 10:29 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Skënder Begolli ka ardhur para komunës së Prishtinës nga ora 06:30 e mëngjesit që ta kryejë një shërbim komunal në mënyrë që ta regjistrojë veturën e tij, raporton Ekonomi Online.

Por Begolli edhe pas pesë orë pritje nuk arriti që ta marrë një vërtetim që dëshmohet se ka paguar tatimin në pronë.

“Kam ardhur për ta marrë vërtetimin që e kam paguar tatimin, në mënyrë që ta regjistroj veturën. Kam ardhur në ora 06:30, e këta zotërinjtë e Komunës fillojnë të punojnë 08:30″.

“Veç dy sportele po punojnë. Paramendoni nëse do të vij dikush të ankohet aty ku punoj unë, në shëndetësi, nami ishte bërë, edhe Shpend Ahmeti kishte me marrë vesh”, tha ai.

Begolli për Ekonomia Online, thotë se për ta regjistruar një veturë të merr kohë një javë, e që sipas tij është humbje kohe.

“Kjo ndikon në çdo aspekt edhe jam i sëmurë prej sheqerit, kjo është absurde se çfarë po ndodh këtu. Me regjistrua një veturë nevojiten me javë, se jo me ditë”.

“Tash duhet të shkoj me krye kontrollin teknik, duhet me prit edhe në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve”, u shpreh ai.

Për të njëjtin shërbim, kishte ardhur edhe Rexh Jahmurataj, i cili para këtij objekti është dashtë të vijë para orës 07:00 të mëngjesit.

“Po unë kam për ta regjistruar automjetin tim dhe siç po shihen distanca po mbahen, maskat i kemi. Po këtu është dashtë që të vijmë para orës 7 e mëngjesit për të pritur në rend”.

“Shkon një procedurë, bëhet ndarja e numrave pastaj kur të vjen radha duhet me prit”, tha ai.

“Kjo shkakton nervozizëm mirëpo kemi humbje kohe shumë të madhe sepse për ta regjistruar një automjet të duhen së paku tri ditë, duke vrapuar nëpër qendra të regjistrimit”.

Ekonomia Online ka tentuar të marrë një qëndrim të Komunës së Prishtinës në lidhje me këto vonesa në shërbime, por që këta të fundit nuk janë përgjigjur thirrjeve.

Të ngjashme