Qytetarë të shumtë të Drenasit presin që këto zgjedhje të sjellin ndryshime pozitive në këtë komunë. Disa prej tyre presin që të ketë ndryshim edhe sa i përket partisë fituese. Votuesit në Drenas shpresojnë se kryetari i ri do të investojë më shumë në këtë komunë, pasi që konsiderojnë se nevojat janë të shumta. Njëri […]
Qytetarët presin ndryshime në Drenas

Qytetarë të shumtë të Drenasit presin që këto zgjedhje të sjellin ndryshime pozitive në këtë komunë. Disa prej tyre presin që të ketë ndryshim edhe sa i përket partisë fituese.
Votuesit në Drenas shpresojnë se kryetari i ri do të investojë më shumë në këtë komunë, pasi që konsiderojnë se nevojat janë të shumta.
Njëri nga votuesit, Bajram Gashi, tha për EkonomiaOnline se nuk shkon gjithmonë e njëjta parti të fitojë. Ai tha që pret ndryshime dhe shpreson që të fitojë ai që punon më së miri për Komunën e Drenasit.
Zyrifaje dhe Mihane Hasi, pasi e hodhën votën e tyre në kuti, thanë se presin që të fitojë ai që punon më shumë për komunën dhe për qytetarët e Drenasit.
Qytetarët që votuan thanë se gjatë procesit të votimit nuk kanë hasur në ndonjë parregullsi, por që shpresojnë që në fund të rezultojë një proces i rregullt zgjedhor.
Ndërsa nga kryetari i ri presin të investojë më shumë në fushën e arsimit, shëndetësi dhe në përgjithësi qeverisja lokale të jetë me më pak probleme.











