Dhjetëra qytetarë gjatë ditës së sotme kanë pritur para Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, për të bërë teste.
Sikur shihet në këtë fotografi të Ekonomia Online, një numër qytetarësh shihen të grumbulluar para tendës së vendosur në oborrin e IKShPK-së për të bërë testimet.
IKPSHK-ja gjatë ditëve të fundit ka shtuar numrin e testimeve, ndërsa që edhe numri i rasteve pozitive është rritur.
Kjo ka bërë që Qeveria të diskutojë për masa të reja, duke mos përjashtuar as mbylljen totale për të paktën dy javë.