Ministria e Drejtësisë, ka njoftuar se ka marr qëndrim të qytetarët që kanë llogaritë e tyre të bllokuara të mund t’i tërheqin mjetet e 10 përqindëshit nga Trusti Pensional
Këtë lajmë e ka bërë të ditur ministri i Drejtësisë, Selim Selimi.
Postimi i plotë i tij:
Ministria e Drejtësisë në përgjigje të Shoqatës së Bankave të Kosovës, merr qëndrim që: dhjetë përqindëshi (10%) i kursimeve pensionale të përjashtohet nga përmbarimi, në mënyrë që pjesëmarrësit//qytetarët të mund t’i tërheqin në tërësi dhjetë përqindëshin (10%) e kursimeve pensionale nga bankat komerciale në rast se llogaritë e tyre rezultojnë të bllokuara në procedurën përmbarimore, marrë parasysh qëllimin e Ligjit për nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike, si dhe dispozitat e Ligji nr.04/L-139 për Procedurën Përmbarimore dhe Ligjit nr. 04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës
II. Marrë parasysh qëllimin e Ligjit për nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike, dhe në përgjigje të Shoqatës së Bankave të Kosovës, Ministria e Drejtësisë në pajtim me dispozitat e Ligjit nr.04/L-139 për Procedurën Përmbarimore dhe Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, Ministria e Drejtësisë, merr qëndrim që:
Dhjetë përqindëshi (10%) i kursimeve pensionale të përjashtohet nga përmbarimi, në mënyrë që pjesëmarrësit/qytetarët të mund t’i tërheqin në tërësi dhjetë përqindëshin (10%) e kursimeve pensionale nga bankat komerciale në rast se llogaritë e tyre rezultojnë të bllokuara në procedurën përmbarimore.