Qytetarët serbë në veri dërgohen në votim përmes organizimit të Listës Serbe

Prishtinë | 28 Dhj 2025 | 08:47 | Nga Ekonomia Online

Lista Serbe edhe në këto zgjedhje që po mbahen në Republikën e Kosovës, e ka vazhduar avazin e njëjtë, atë të grumbullimit për të shkuar drejt kutive të votimit, raporton Ekonomia Online.

Tashmë dhjetëra qytetarë serbë që janë mbledhur pranë selisë së Listës Serbe në sheshin “Korzo” në Mitrovicë të Veriut.

Nga ky lokacion, ata në mënyrë të organizuar dhe grupore janë nisur drejt qendrave të votimit, me qëllim të ushtrimit të së drejtës së tyre për të votuar.

Sipas legjislacionit zgjedhor në Kosovë, votimi i organizuar nuk lejohet, ndërsa qytetarët duhet ta ushtrojnë të drejtën e votës individualisht dhe pa ndikime.

Megjithatë, Lista Serbe është raportuar edhe në të kaluarën se mobilizon votuesit në mënyrë të organizuar, çka ka ngritur shqetësime për respektimin e rregullave zgjedhore.

Të ngjashme