Qytetarët nuk janë aspak të kënaqur me punën tre vjeçare të Qeverisë udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti. Madje qytetarët e intervistuar nga Ekonomia Online, thonë se përkundër premtimeve të mëdha, kjo Qeveria ka bërë punë të vogla.
Ata nuk janë të kënaqur me përparimin e bërë në asnjë sektorë, madje thonë se shumë të rinjtë do ta lëshojnë vendin pas një janarit.
Sejdi Halimi, tha se në aspektin ekonomik nuk është punuar aspak. Madje sipas tij, Qeevria ka punuar vetëm për interesa të grupeve të caktuara e për popullin nuk është interesuar fare.
“Zhvillimi ekonomik ka stagnuar, ka ngecë aspak nuk është punuar, hiq aspak hiq. Me 01.01.2024 sigurisht secili me shkuar një pasaportë me dal jashtë. Secila Qeveri që ka ardh nuk ka punuar për popull ka punuar vetëm për interesa të ngushta personale kështu që për popull nuk kanë punuar aspak”.
Edhe Mehdi Hoxhaj, tha se Qeveria nuk ka bërë asgjë.
“Qeveria për mua nuk ka bë asgjë është munduar pak në sistemin e mbrojtjes po dyshoj”.
Rabit Mani, tha se sidomos për Policinë nuk është ndërmarrë asgjë në plotësimin e kërkesave të tyre.
“Asgjë pozitive nuk ka, veç merre shembull Policin e Kosovës nuk kanë mbathje nuk kanë këpuca nuk kana rroba të duhura”.
Ndërsa Enver Zeqiri tha se asnjë punë nuk është bërë nga kjo Qeveri në rregullimin e shkollave, rrugëve e çerdheve.
“Asgjë nuk ka bë. Asnjë punë nuk ka bo as shkollë, as rrugë, as çerdhe”.
Po ashtu edhe Hajdar Hyseni tha se nuk është bërë ndonjë investim madhor.
“Kurgjë nuk ka bë një urë e ka bo tre metra, e ka bo për veti asgjë tjetër.”
Kryeministri Albin Kurti, ka lavdëruar ekipin e tij qeverisës në 2/3 e mandatit në krye të shtetit. Kurti e ka nisur mbledhjen e Qeverisë, duke numëruar disa prej sukseseve të arritura, derisa ka theksuar se të enjten bëhen 32 muaj të qeverisjes së tij, raporton Ekonomia Online.
LEXONI EDHE: