Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) dhe ETC, Elkos Group, kanë bërë hapjen e Javës së Prodhimeve Vendëse, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se mision kanë që konsumatorët së pari të zgjedhin produktet vendëse, madje ai ka ftuar për konsum të këtyre prodhimeve.
Sipas tij, Qeveria aktuale ka plotësuar vetëm 4 nga 14 kërkesat e tyre që kanë të bëjnë më zhvillimin e ekonomisë, duke shtuat se në mungesë të ligjeve vendi ka humbur fonde nga institucionet ndërkombëtare.
Shahini më tej ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes se kënd e votojnë në zgjedhjet e së dielës.
“Misioni ynë është qe konsumatorët së pari të zgjedhin produktin vendor pastaj tjerat. Qeveria aktuale ka plotësuar vetëm 4 nga 14 kërkesat që ka pasur AKB për zhvillimin e ekonomisë vendore. Në mungesë të ligjeve është e padrejtë që shumë fonde kanë humbur”.
“Jemi në prag të zgjedhjeve andaj kujdes kënd e votojmë. Të mendojmë për biznesin për sektorin privat e punësimet. Partitë po ofrojnë ideologji e programe pa statistika, ftojë qytetarët që të konsumojnë produktet vendore”.
Pronari i “Elkos Group”, Ramiz Kelmendi, tha se nëpër markete i kanë rreth 10 mijë produkte vendës, duke shtuar se Kosova ka kapacitet të mbulimit të konsumit, raporton EO.
“ETC është mundësi hapësire për demonstrim. Përdorimi i artikujve vendor po përdoret në mënyrë rapide po jep rezultate ky organizim”.
“Rreth 10 mijë produkte vendore i kemi tani. Kosova kapacitete të mbulimit të konsumit. Keq qëndrojmë me prodhimin e freskët të mishit. Kosova mirë qëndron në prodhim të tekstilit industrial, por keq në përdorimin e tij”.