Qytetarëve u matet glikemia, shumë prej tyre e kuptojnë se vuajnë nga diabeti

Prishtinë | 14 Nën 2018 | 12:13 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, Shoqata e Endokrinologëve dhe Diabetologëve të Kosovës kanë organizuar aktivitete në Prishtinë për t’i sensibilizuar qytetarët ndaj kësaj sëmundjeje, ku njëri prej tyre është mundësia për matjen e nivelit të sheqerit në gjak në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Bardhyl Gashi, kryetar i Shoqatës së Endokrinologëve dhe Diabetologëve të Kosovës, tha se në Kosovë numri i diabetikëve është i madh.

Gashi tha se gjatë ditës së sotme shumë pacientë kanë kuptuar për herë të parë që e kanë diabetin.

“Po bëhet matja e glikemisë dhe ata pacientë që i shohim vlerat e larta të glikemisë, po i marrim numrat e telefonit dhe ne do t’i kontaktojmë në telefon. Të jeni të sigurt që edhe këtë ditë që po bëhet matja e glikemisë kemi gjetë shumë pacientë të rinj që nuk e kanë ditur që janë të sëmurë prej diabeti, që nuk e kanë ditur që e kanë pasur më parë”, tha ai.

Gashi tregoi për aktivitetet e sotme që janë organizuar në shenjë të kësaj dite, raporton Ekonomia Online.

“Aktivitetet që ne sot i kemi organizuar kemi filluar nga ora 9 e mëngjesit në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe kemi hapur dy tenda për matjen e glikemisë së bashku me pjesëtarë të FSK-së dhe me Shoqatën e Endokrinologëve të Kosovës dhe Klinikën Endokrinologjike”, tregoi Gashi.

 

Të ngjashme