Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një qytetar dje në Prishtinë e ka dorëzuar një portofol ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale, të cilat i janë kthyer pronarit.
Në njoftimin e PK-së thuhet se: ” Duke çmuar këtë gjest human, falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”.