Qytetari i rrëfen Ismailit gjendjen në Onkologji: Gjendja është për tokë, barnat e kancerit po i blejmë vetë

Prishtinë | 04 Qer 2026 | 21:42 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka ndarë në rrjetet sociale një video nga biseda me një qytetar, i cili tregon se nëna e tij, e prekur nga kanceri, nuk po i merr barnat e nevojshme në Onkologji.

“Duhet me u çu në 4-5 të mëngjesit për me marrë letrën. Nuk ka barna. Mua vetë më ka ra me ble disa herë barna, 250 euro, e kur u ndërru ilaçi kam ble 700 euro. Onkologjia është për tokë, barnat kryesore të kancerit nuk janë”, thotë qytetari.

Ismaili ka thënë se Kosova ka para për t’i siguruar barnat, por problemi është te keqmenaxhimi dhe favorizimi i kompanive. “Shëndetësia në Kosovë është e sëmurë nga favorizimet, keqmenaxhimi dhe mungesa totale e përgjegjësisë së qeverisë. Kësaj krize i themi STOP një herë e mirë më 7 qershor”, ka shkruar Ismaili.

Të ngjashme