Qytetari në Drenas: Shiu shkaktoi dëme të mëdha, ka pasë shumë vështirësi

Prishtinë | 07 Jan 2026 | 16:03 | Nga Drita Dërmaku

Reshjet e mëdha të shiut depërtuan edhe në disa të shpi në zonën e Komunës së Drenasit, duke shkaktuar dëme të mëdha, raporton Ekonomia Online.

Qytetari Hyd Hamza nga Shtrubullova e Drenasit, me banim në Itali ka treguar për Ekonomia Online se nuk ka pasë dëme në shtëpi të tij, por thekson se bashkëndjejnë më bashkëfshatarët e tyre të cilët pësuan nga këto reshje.

“Ka pasë vështirësi nëpër shtëpitë e kojshive, e goxha shumë dëme. Neve nuk na ka bërë dëme, por kur dëmtohet kojshia dëmtohemi dhe ne. Uroj që në të ardhmen të bëhet një projekt”, tha ai.

Ai tregoi se situata është me e qetë sa i përket rrugëve, krahasuar me një ditë më parë, ku gjithçka ishte e bllokuar si pasojë e ujit që kishte përfshirë cdo pjesë të kësaj zone.

“Kemi pasë vështirësi ka pasë, por fatmirësisht uji ka ardh deri afër por nuk ka përfshi shtëpinë. Dje rruga ka qenë e bllokuar, jetoj në Prishtinë por erdha t’i bëjë një vizitë shtëpisë. Dje ka qenë komplet e bllokuar”, u shpreh qytetari.

Të ngjashme