Një qytetar ka gjetur një portofol me para dhe dokumente personale dhe e ka dorëzuar në stacionin policor të Pejës.
Përmes raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se në portofol kanë qenë mbi 300 euro, kartela bankare dhe dokumente personale, raporton Ekonomia Online.
Të gjitha këto i janë dorëzuar një qytetares që i kishin humbur.
“Me datën 21.07.2024, në Stacionin Policor në Pejë, ka ardhur qytetari, F.S. i cili ka sjellë një kuletë të cilën e kishte gjetur në rrugën “Vllazёria Tabaku” në Pejë. Në Kuletë kishte të holla dhe dokumente personale. Të gjitha gjërat e lartë cekura i janë kthyer qytetares (viktimës). Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”, thuhet në njoftim.