Qytetarit nga Ferizaji ia vjedhin çantën me dokumente personale zvicerane

Prishtinë | 22 Qer 2021 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Një personi nga Ferizaji i është vjedhur çanta e dorës.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

Në çantën e vjedhur ai kishte një portofol me dokumente personale.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në një lokal të qytetit, nga persona të panjohur i është vjedhur një çantë dore në të cilën kishte një portofol me dokumente personale zvicerane, letërnjoftimi i lëshuar nga Republika e Kosovës, para te gatshme dhe një orë dore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Policia gjithashtu njoftoi se rasti është ende duke u hetuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme