Qyteti i Ferizajt përfiton projekte në vlerë prej 7 milionë €

Prishtinë | 14 Shk 2018 | 15:36 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Infrastruktuës Pal Lekaj ka qëndruar sot në komunën e Ferizajt, ku është pritur nga kryetari Agim Aliu. Me këtë rast u nënshkruan disa memorandume të cilat kanë të bëjnë me infrastrukturën në qytetin e Ferizajt.

Ministri Lekaj tha se ata do të mundohen që të mbështesin sa më shumë projekte që kanë impakt pozitiv në jetën e qytetarëve.

“Kemi nënshkruar një memorandum të mirëkuptimit dhe të mbështetjes që kanë impakt pozitiv në jetën e qytetarëve të Ferizajt. Ne zotohemi që do mbështesim çdo projekt që ka impakt në zhvillimin ekonomik dhe duhet të krijojmë standarde që mund t’i përngjajnë edhe projekteve perëndimore sepse ka kaluar koha e emergjencës”, tha Lekaj.

Sipas tij, qyteti i Ferizajt do të fitojë rreth 20 milionë euro nga ky digaster qeveritar. Këtu përfshihen 12 milionë euro që Qeveria i ka obligim ndaj qytetit dhe 7.5 milionë që lidhen me memorandumet e nënshkruara gjatë ditës së sotme.

Ndërsa, kryetari Aliu tha se mbështetja e projekteve nga ministria e Infrastrukturës do t’i jap fund problemeve që ka kjo komunë me hekurudhën, pasi që në këto marrëveshje parashihet që të intervenohet në hekurudha dhe në nënkalime.

“Nënshkruam memorandum për mbështetjen e projekteve që kanë të bëjnë me Ferizajn. Projektet kanë të bëjnë me hëkurudhën, të bashkimit të qytetit, nënkalimi për vetura, vazhdimi i nënkalimit ekzistues dhe një nënkalim tjetër te Varoshi dhe lidhja e autostradës që lidhet në fshatin Bibaj”, tha Aliu.

 

Të ngjashme