Qyteti kinez Tianjin, po synon të testojë 14 milionë banorët e tij brenda 48 orëve të ardhshme pas zbulimit të një grupi rastesh me COVID.
Banorët janë këshilluar të qëndrojnë në shtëpi derisa të testohen dhe duhet të japin një rezultat negativ për të marrë lejen shëndetësore të nevojshme për të përdorur transportin publik.
Nga 20 rastet e zbuluara, dy janë varianti shumë i transmetueshëm i Omicron.
Kina po ndjek një politikë zero-COVID, e cila synon të zhdukë sëmundjen në komunitet, shkruan BBC.
Ndryshe nga pjesët e tjera të botës, të cilat janë hapur pas fushatave të vaksinimit, Kina i është përgjigjur një numri të vogël të rasteve lokale me testime masive dhe bllokime të rrepta.
Politika ka të ngjarë të vihet nën presion me Vitin e Ri Hënor më 1 shkurt, kur miliona njerëz udhëtojnë normalisht, si dhe Lojërat Olimpike Dimërore që fillojnë disa ditë më vonë. Qyteti pritës Pekini është vetëm 115 km nga Tianjin.