Mesfushori i Juventusit, Adrien Rabiot, ka folur për kalimin e tij te skuadra italiane.
Ai mendon se ka bërë një hap përpara në karrierën e tij duke veshur fanellën e kampionëve të Italisë.
“Bashkimi me Juventusin është një shans i artë. Një skenar që më rriti dhe e ndjej veten më të rritur tani, një person ndryshe. I lejoj kritikët që të flasin, nuk do të thonë asgjë për mua.
“E di se çfarë lojtari jam. Më pëlqen shumë kur luaj për Francën dhe vij me kombëtaren me shumë kënaqësi dhe vullnet për të mbajtur vendin tim”, – tha ai.