Raca autoktone “Deltari Ilir” është e mbrojtur me ligj

Prishtinë | 19 Jan 2019 | 23:20 | Nga Ekonomia Online

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) njofton opinionin se rac e qenve “Deltari Ilir”, i njohur edhe si Qeni i Sharrit, ësntë e mbrojtur me ligjet e Kosovës.

Shpjegimi i bëhet pas zhvillimeve të fundit, kur një qen i kësaj race iu falë në Serbi presidentit rus Vladimir Putin, duke nxitur debat edhe në Kosovë pasi kjo racë konsiderohet si autoktone e jona.

AMMK shpjegon se nënia në mbrojtje ka ndodhur qysh në vitin 2014, në kuadër të aktiviteteve për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë natyrore dhe autoktone. “Në atë kohë me iniciativën e Institutit për Mbrojtjen e Natyrës i cili vepron në kuadër të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës,jane hartuar edhe dy vendime për mbrojtjen e llojeve autoktone të zbutura të faunës”, thuhet në njoftimin e AMMK-së.

“Përmes këtyre dy vendimeve të ndara, janë marrë në mbrojtje: Raca e Qenit Deltari Ilir, lloji vendor i zbutur dhe Raca e Gjelit Kosovar Këndimgjatë, lloj vendor i zbutur. Qëllimi kryesor i nxjerrjes së këtyre vendimeve ishte mbrojtja e këtyre llojeve sipas ligjit dhe përcaktimi i kushteve të mbajtjes”.

“Gjithashtu përmes këtyre vendim synohej që të këto lloje të mbrohen nga rreziku për përzierje gjenetike me racat e huaja dhe nga rreziku për nxjerrje jashtë vendit e këtyre racave me qëllim të kryqëzimit me racat tjera. Sipas këtyre vendimeve të dy këto lloje autoktone janë të regjistruara në regjistrin e vlerave të mbrojtura të natyrës që mirëmbahet nga Instituti i Kosoves per Mbrojtjen e Natyrës”.

Vendimi përmban edhe arsyeshmërinë për marrjen në mbrojtje të këtyre llojeve si dhe përshkrimin e karakteristikave themelore të tyre. Hartimi i arsyeshmerisë për racën autoktone të Deltarit Ilir është bërë në bashkëpunim me Shoqatën Kinologjike të Kosovës.

Të ngjashme